
Një tren për pasagjerë, i cili po evakuonte refugjatët nga lindja e Ukrainës, është sulmuar nga forcat ruse mëngjesin e së dielës.
Sipas të dhënave paraprake nga kompania kombëtare hekurudhore e Ukrainës, gjatë këtij sulmi është vrarë drejtuesi i trenit dhe janë plagosur disa të tjerë.
Treni ishte planifikuar që të evakuonte banorët nga rajonet e Donetsk dhe Luhansk, përfshirë këtu dhe 100 fëmijë. (A2 Televizion)