
Autoritetet italiane kanë vendosur që të kapin dhe të ekzekutojnë një ari, që të hënën e kaluar sulmoi dy ekskursionistë.
Ariu u gjend përballë 59-vjeçarit Fabio Misseroni dhe djalit të tij 28-vjeçar, Christian Misseroni. Grabitqari kafshoi të riun dhe i theu këmbën babait, përpara se të largohej.
Rregullat e Institutit Kombëtar për Mbrojtjen e Mjedisit në Itali thonë se arinjtë që sulmojnë njerëz duhet të sakrifikohen. Guvernatori i Trentinos, Maurizio Fugatti, firmosi urdhrin për kapjen dhe vrasjen e ariut.
Por, aktivistët për të drejtat e kafshëve kanë kërkuar që ariu të mos ekzekutohet, por fillimisht të sqarohen rrethanat e ngjarjes. 16 000 persona kanë firmosur një peticion për të shpëtuar ariun. Madje, edhe ministri i Mjedisit, Sergio Costa, shkroi një letër në mbrojtje të kafshës. (A2 Televizion)