Nuk mungoi spektakli në Super Bowl, finalen e kampionatit të futbollit amerikan, dhe një nga eventet më të ndjekura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Fitoren e mori Kansas City, që mposhti favoritet e Philadelfia me rezultatin 38-35, pas një përmbysje që vendosi triumfin në sekondat e fundit, pas një vendimi gjyqësor të kontestuar.





Analistët e cilësuan ndeshjen që zhvillohej në këtë edicion të 57-të në Glendale, të Arizonës si një fitore të lojtarit më të mirë ndaj ekipit më të mirë.
Lojtari në fjalë është padyshim Patrick Mahomes, për momentin fytyra e vërtetë e Nfl.
Talenti 27-vjeçar që luan në pozicionin “quarterback”, përgjegjës për pasimet vendimtare, u shpall MVP i finales pasi kishte triumfuar edhe gjatë sezonit, si rrallëherë ndodh në ketë sport.
Për Kansas, ky ishte triumfi i tretë në histori, i dyti në 4 vitet e fundit. (A2 Televizion)