
Kryeqyteti vishet i kuq. Partizani I vajzave të volejbollit fitoi 3-2 në gjysmëfinalen e parë përballë rivaleve të Tiranës në Kupën e Shqipërisë. Dueli nisi me ritëm të lartë nga të dyja skuadrat. Partizani fitoi dy setet e para me rezultatin 25-23 dhe 25-14.
Ndërkohë skuadra e Amerilda Prengës u zgjua në dy setet e tjera tek të cilat fitoi me shifrat 25-18 dhe 29-27. Kjo bëri që dy skuadrat ti drejtoheshin një seti final për të vendosur aty fituesin e kësaj sfide. Në fund ishte Partizani që triumfoi dhe hodhi një hap drejt finales së madhe. Takimi i kthimit do të luhet në 15 Shkurt në orën 18:00.
Gjysmëfinalja tjetër është ajo mes Skënderbeut dhe Vllaznisë me takimin e parë që u mbyll në shifrat e pastra 3-0 për skuadrën korçare. (A2 Televizion)