“Superarma” amerikane godet në shenjë objektivin 70 kilometra larg

Nga A2 CNN
25 Dhjetor 2020, 11:07 | Kapur në kamera

Ushtria amerikane ka zhvilluar një “superarmë” që ishte në gjendje të godiste objektivin në shenjë edhe pse ndodhej 70 kilometra larg, duke thyer një rekord të mëparshëm me 5 kilometra.

“The Times” raporton se arma është një prej më të saktave në histori. “Nuk mendoj se kundërshtarët tanë do të kenë mundësi të godasin një objektiv në shënjestër nga aq larg”, u citua nga gazeta britanike Gjenerali John Rafferty, i cili kryeson skuadrën që merret me projektin.

Arma u testua në Arizona, me synimin që ushtria të jetë në gjendje të godasë pikat armike nga një distancë e sigurt. Ushtria amerikane tha se arma e re do të jetë gati për përdorim në terren duke nisur nga viti 2023. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos