Festoi dy golat me “SIUUU”, dëmtohet Cristiano Ronaldo

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2021, 13:50 | Futboll
Festoi dy golat me “SIUUU”, dëmtohet Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo shënoi dy gola në fitoren 3-2 të Manchester United ndaj Arsenal, duke u bërë protagonisti kryesor i supersfidës.

Si zakonisht, të dy golat, që ishin rrjetat numër 800 dhe 801 në karrierë, portugezi i festoi duke kërcyer fuqishëm.

https://a2news.com/2021/12/02/vijon-te-shkruaje-historine-goli-i-800-per-cristiano-ronaldo/

Kjo gjë, sipas mediave britanike, ka bërë që të dëmtohet në gju dhe do të mungojë ndaj Crystal Palace, ditën e nesërme.

Kjo ndeshje do të jetë edhe debutimi i trajnerit Ralf Ragnick në stolin e Manchester United, por, mesa duket, nuk do të ketë në dispozicion 36-vjeçarin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos