
Teuta dhe Vllaznia e kanë mbyllur në barazim 1-1 ndeshjen e vlefshme për javën e 11 të kampionatit shqiptar të futbollit.
Durrsakët, edhe pse në epërsi numerike që nga minuta e 30 e pjesës së parë, pas kartonit të kuq të marrë nga Aralica, nuk arritën dot të dilnin me 3 pikë nga stadiumi “Niko Dovana”.
Teuta kaloi në avantazh në minutën e 55, me anë të Georgiev, por nuk arriti dot të ruajë epërsinë, pasi Latifi barazoi gjithçka pas një pasimi të bukur të Da Silva.
Me këtë barazim, Vllaznia ruan vendin e tretë në renditje, me 17 pikë, ndërkohë që Teuta renditet në vendin e 5, me 3 pikë më pak sesa shkodranët. (A2 Televizion)