
Dëmtimi në gju i Simon Kjaer është shumë i rëndë. Mbrojtësi i Milanit u operua ditën e sotme dhe sipas mediave italiane, do të qëndrojë jashtë fushave për 6 muaj.
Danezi doli se kishte dëmtim në ligamentet e gjurit të djathtë dhe me shumë mundësi i ka dhënë fund këtij sezoni.
Në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Salernitanës, trajneri i Milanit, Stefano Pioli, deklaroi se nëse Kjaer do të mungonte për një kohë të gjatë, klubi mund të kthehej në merkato për ta zëvendësuar atë.
Sipas sportmediaset.it, emrat që po analizojnë drejtuesit e Milanit janë Bremer, Milenkovic, Mina dhe Luiz Felipe. (A2 Televizion)