"Superheronjtë" arrestojnë familjen e trafikut të kokainës

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2022, 08:06 | Bota

Një skuadër policie në Peru ka gjetur mënyrën më të veçantë për të kryer një operacion antidrogë në Lima, ku u arrestua një familje e tërë që trafikonte kokainë.

Duke përfituar nga festa e Halloween, policët u maskuan si superheronj që të mos binin në sytë e komshinjve të cilët mund të njoftonin trafikantët të largoheshin.

Kështu Spiderman, Captain America, Thor dhe Catwoman iu afruan derës së trafikantëve dhe e rrëzuan atë për të hyrë brenda me forcën e ligjit.

Të paktën 4 persona u arrestuan në kuadër të operacionit të koduar “Marvel”, ndërkohë që u sekuestrua dhe një sasi e madhe kokaine e pastër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos