Superiorja: Gentian Stojku trajneri i ri i Kamzës

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2019, 18:32 | Futboll
Superiorja: Gentian Stojku trajneri i ri i Kamzës

Gentian Stojku është trajneri i ri i Kamzës.

Vendimi u mor nga kryesia e Kamzës pas dorëheqjes së trajnerit Ernest Gjoka si pasojë e humbjes në përballjen direkte me Kastriotin.

Ish mesfushori që ka ngritur karrierën e tij në Elbasan, me eksperienca të ndryshme edhe në Gjermani, së fundmi ishte tekniku i Erzenit në Kategorinë e Parë, por në janar ishte larguar nga ekipi që po zhvillonte një sezon të mirë.

Me emërimin e Stojkut, Kamza dëshiron të mbajë gjallë objektivin madhor e shmangies së rënies nga kategoria. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos