Tabaku: Për 7 vjet, “Ramavirusi” ka gërryer ekonominë, tani po gënjen për rindërtimin

Nga A2 CNN
12 Maj 2020, 18:33 | Politikë

Me anë të një statusi në Facebook, ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, shkruan se qeveria gënjen për rindërtimin, pasi sipas saj, deri tani janë alokuar vetëm 20% e vlerës së projektit.

“Me një buxhet të shkatërruar nga korrupsioni dhe PPP-të me një arkë të mbushur këto 7 vite nga taksat e larta, i qartë se konsumi po bie pikiatë dhe se shqiptarët do të kalojnë krizën më të madhe ekonomike pas pandemisë, Rama gjen guximin të flasë për buxhete rindërtimesh. I bindur se me propagandë do ta mposhtë realitetin edhe kësaj here ai flet për buxhetin e rindërtimit pasi gënjeu shqiptarët për buxhetin anti-COVID. U thotë shqiptarëve se asnjë qindarkë nuk preket në buxhetin e rindërtimit dhe nuk u shpjegon të vërtetën. Sipas shkresës së qeverisë, janë alokuar vetëm 20% e vlerës së projektit për rindërtimet në 2020. Pra kryeministri dhe pinoku në krye të Tiranës apo dhe të emëruarit në rrethe po tenderojnë pa fonde të disponueshme në buxhet. Po u japin firmave të lidhura me to tendera rindërtimesh me shpresën se do të marrin fonde nga vendet e BE. Por për shqiptarët e prekur sa nga tërmeti dhe nga pandemia ekonomike ndihma ishte qesharake. Mbështetja reale në ekonomi qe 0.8% e PBB megjithëse në 7 vite me radhë shqiptarët kanë paguar taksat më të larta në rajon”, shkruan Tabaku.

Më tej, Tabaku akuzon Ramën se e ka gërryer ekonominë që prej ardhjes në pushtet dhe me koronavirusin po i jep “dorën e fundit”.

“Për 7 vite me radhë, Ramavirusi e ka gërryer ekonominë, shëndetësinë dhe mirëqenien e shqiptarëve, koronavirusi thjesht po i jep dorën e fundit duke nxjerrë dështimet e keqqeverisjes së Ramës dhe paaftësisë së tij për të menaxhuar situatën”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos