Tajvani qëllon me tanke dhe artileri, stërvitje ushtarake si reagim ndaj rrethimeve kineze

Nga A2 CNN
26 Korrik 2023, 15:19 | Bota
Tajvani qëllon me tanke dhe artileri, stërvitje ushtarake si reagim

Pas rrethimeve të shumta nga Kina, Tajvani është kundërpërgjigjur. Taipei po kryen stërvitje ushtarake kundër zbarkimeve të huaja në tokë në ishullin strategjik Penghu, ku ndodhet një bazë e madhe ajrore.

Në manovrat vjetore “HanKuang”, trupat kundër mjeteve të blinduara dhe tanket lëvizën përmes brigjeve të ishullit, me ushtarët që qëlluan me armë dhe artileri ndaj shënjestrave në det.

Këto stërvitje kanë për qëllim që të përforcojnë reagimin e forcave të sigurisë duke treguar nivelin e lartë të gatishmërisë për të luftuar. Megjithatë, Tajvani ka anuluar disa prej manovrave ushtarake për shkaqe sigurie, pasi autoritetet kanë shtuar parapërgatitjet për mbërritjen e supertajfunit Doksuri, që besohet të jetë stuhia më shkatërruese që do të godasë ishullin në 4 vitet e fundit.

Stërvitjet ushtarake vijnë pas aksioneve të shumta të ndërmarra gjatë këtij viti nga Kina, që konsiderohen shpeshherë nga zyrtarët e ishullit si metoda kërcënimi dhe provokimi. Qeveria e Pekinit kërkon që përmes tyre të frikësojë Tajvanin duke e detyruar atë të heqë dorë nga planet për pavarësi.

Presidenti kinez, Xi Jinping, nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën për bashkimin e Tajvanit me Kinën, madje ka theksuar se mund të përdorë edhe forcën ushtarake për ta arritur atë. Taipei refuzon pretendimet e Pekinit për sovranitet dhe është zotuar të mbrojë lirinë dhe demokracinë në ishull. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/04/13/nese-ukraina-mposhtet-kina-mund-te-sulmoje-tajvanin/
https://a2news.com/video/nese-ndizet-tajvani-atehere-rrezikojme-luften-iii-boterore/

A2 CNN Livestream

Latest Videos