Takimi Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë, edhe Hoti anulon pjesëmarrjen

Nga A2 CNN
25 Qershor 2020, 08:35 | Kosova
Takimi Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë, edhe Hoti

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në takimin e 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë, ku ishte parashikuar të mbahej takimi mes Kosovës dhe Serbisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hoti u shpreh: “Për shkak të zhvillimeve të reja në Prishtinë si rezultat i akuzave të dorëzuara nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, më duhet të kthehem në Prishtinë për t'u marrë me situatën. E kam njoftuar Ambasadorin Grenell se nuk mund të marrë pjesë në takimin e datës 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë”.

Dje, edhe presidenti Hashim Thaçi anuloi pjesëmarrjen në takimin e Uashingtonit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/06/24/takimi-kosove-serbi-ne-shtepine-e-bardhe-thaci-anulon-pjesemarrjen/

A2 CNN Livestream

Latest Videos