
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë bëri me dije në raportimin ditor për 47 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit si dhe dy humbje jete.
Zonat me më shumë raste të reja janë ato të Prishtinës, Vushtrisë, Prizrenit, Vitisë dhe Gjilanit. Sipas njoftimit, gjatë ditës së fundit janë shëruar edhe 22 pacientë.
Klinika e Pulmologjisë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës bëri me dije se të hënën, në orët e pasdites kanë vdekur dy pacientë, njëri prej të cilëve ishte diagnostifikuar me COVID-19 ndërsa për tjetrin mbetet të konfirmohet.
Që prej nisjes së pandemisë në Kosovë janë regjistruar 2.216 raste me COVID-19, prej të cilëve 1069 janë shëruar ndërsa 37 kanë vdekur. (A2 Televizion)