
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pranoi se ka këshilluar deputetin nga radhët e Nismës, Haxhi Shala, që të votojë pro qeverisë së re.
“Gjithmonë jap këshilla kur është e nevojshme për zhvillimin e vendit”, ishin fjalët e Kreut të Shtetit.
Ndërhyrja e Thaçit ka nxitur një valë kritikash, me Shpend Ahmetin që tha se është e paprecententë që presidenti unifikues t’u kërkojë deputetëve të votojnë një qeveri.
“Unë nuk refuzoj që të diskutoj çështje të rëndësisë madhore dhe nuk refuzoj të jap këshilla kujtdo që i kërkon këshillat”, deklaroi Thaçi. (A2 Televizion)