
Kërkesa e ambasadorit amerikan në Prishtine, Philip Kosnett për heqjen e taksës së vendosur kundër Serbisë, nuk u pranua nga kryeministri Ramush Haradinaj.
Kështu që, Haradinaj doli në konferencë për shtyp duke ripërsëritur qëndrimin e vjetër se kërkesa e ndërkombëtarëve plotësohet vetëm me njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Ndërsa nga ana tjetër, kryeparlamentari Veseli tha se vendimet e institucioneve të Kosovës, do të jenë në interes të qytetarëve dhe në koordinim të plotë me SHBA-të dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë.
Ai shtoi më tej se Prishtina është e vendosur që përjetësisht ta ruajë miqësinë dhe partneritetin strategjik me Uashingtonin. (A2 Televizion)