
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim u takua sot me Kryetarin e Partisë së Lirisë, ish-presidentin e vendit Ilir Meta, si pjesë e takimeve të saj të vazhdueshme me udhëheqës politikë shqiptarë.
Sipas lajmit të shpërndarë nga ambasada amerikane, ambasadorja Kim ka përsëritur nevojën që partitë politike “të bashkohen për t’u përfshirë në dialog konstruktiv që forcon demokracinë, lufton korrupsionin dhe çon përpara negociatat e Shqipërisë për anëtarësim të plotë në BE”. (A2 Televizion)