All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Aksionet në veri, opozita kritikon qeverinë e Kosovës

Nga A2 CNN
19 Tetor 2021, 13:31 | Kosova
Aksionet në veri, opozita kritikon qeverinë e Kosovës
All - Paragraf - 1

Partitë opozitarë kritikuan qeverinë e Kosovës për aksionet në veri të vendit, e po ashtu për çështjen e gazsjellësit.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se në Mitrovicën e Veriu nuk ka siguri, dhe se aksionet policore dobësuan shtetin ligjor.

All - Paragraf - 3

Por kryeministri i Kosovës, Albin Kurti replikoi se në veri të Ibrit ka më shumë rend e ligj tani se kurdoherë tjetër që nga shpallja e pavarësisë. 

Sakaq, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila hodhi poshtë akuzat e partive opozitare që aksionet në veri janë bërë qëllimshëm në prag të zgjedhjeve lokale.

Javën e kaluar, autoritetet në Kosovë ndërmorën një aksion antikontrabandë në disa komuna të vendit përfshirë atë të Mitrovicës së Veriut. Operacioni nxiti protesta të dhunshme të serbëve lokalë.

All - Paragraf - 6

Në përleshjet mes policisë dhe protestuesve janë lënduar 20 veta, mes të cilëve efektive të policisë.

Gjatë seancës së të martës, qeveria Kurti u përball edhe me kritikat e deputeteve të LDK për tërheqjen e Kosovës nga projekti për ndërtimin e infrastrukturës së gazit të financuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit e Qeverisë së SHBA-së. Kjo gjë sipas tyre dëmton rëndë interesat shtetërore dhe gjeostrategjike.  (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos