
Sali Berisha nga takimi përmbyllës në Malësinë e Madhe u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin në votime më 14 maj. Ai komentoi dhe deklaratën e Edi Ramës, i cili u ka bërë thirrje mbështetësve të “Bashkë Fitojmë” që të mos dalin në votime. Për Berishën kjo është deklaratë e paprecedentë dhe tregon frikën e Ramës nga qytetarët.
“Lutja ime është të mbledhim çdo votë në çdo skaj të kësaj malësie. A e shihni ju Edi Ramën së çfarë bën? Ky është qeveritari i parë që i thotë qytetarëve mos dilni në votime. Kaq frikë dhe tmerr ka ky nga vota juaj. Saqë ju thotë: aman mos më gjuani me votën tuaj, aman mos voton kundër meje. Edi je i pashpresë! Kjo tregon se ai është i pashpresë. Ndaj dhe ne duhet të votojmë të gjithë demokratë, socialistë, të paparti, çfarëdo që jemi. Të votojmë ndryshimin”, deklaroi Berisha. (A2 Televizion)