
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko, zhvilloi një takim me operatorët turistik në kryeqytet. Bejko tha se trashëgimia kulturore në Tiranë është shkatërruar dhe si shembull mori shembjen e Teatrit Kombëtar, që e krahasoi me prishjen e kishave dhe xhamive.
“Gjëja e parë që më vjen ndër mend kur bëhet fjalë për trashëgiminë e turizmin në Tiranë është shembja e dhunshme, e pabesë dhe e paprecedentë e Teatrit Kombëtar në mes të qytetit. Veliaj dhe Rama, njëri dora mizore dhe tjetra mendja djallëzore prodhuan shfaqjen më të shëmtuar që kanë parë qytetarët e Tiranës që pas ‘67 kur u shembën kisha e xhami. Nga ajo ngjarje e dhimbshme duhet të nxjerrim mësimet tona që ajo ngjarje të mos përsëritet më. Dhe mësimi i parë është të ndryshojmë aktorët, që të ndryshojë shfaqja. Kurrë më për Veliajn e Ramën, as për çirakët e Metës e Berishës se të gjithë një plan kanë, ata janë bashkë; ta shesin trashëgiminë e qytetit”. (A2 Televizion)