
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian mblidhen sot në Bruksel, ku ndër të tjera do të diskutojnë për Ballkanin Perëndimor.
Sipas burimeve të cituara nga “Europa e lirë”, ky do të jetë një rast për të përsëritur përkushtimin ndaj rajonit dhe vazhdimin e procesit të integrimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Gjatë bisedimeve që do të zhvillohen sot, vëmendja do të jetë kryesisht tek rëndësia e dialogut për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Ndërkaq, çështja e zgjerimit dhe procesit të stabilizim-asocimit do të jetë në rend dite të martën. (A2 Televizion)