Valuta europiane po zhvlerësohet pavarësisht blerjeve të BSH

Nga A2 CNN
7 Gusht 2023, 14:38 | Ekonomi
Valuta europiane po zhvlerësohet pavarësisht blerjeve të BSH

Euro e ka nisur javën me rënie. Pavarësisht blerjes së 18 milionë eurove nga Banka e Shqipërisë fundjavën e shkuar, valuta europiane është zhvlerësuar me 0.46 pikë përballë lekut.

Sipas kursit të publikuar nga Banka e Shqipërisë, një euro po këmbehet mesatarisht për 103.62 lekë. Në shitje euro po këmbehet për 104.16 lekë, ndërsa po blihet për 103.10 lekë.

Bashkë me euorn janë zhvlerësuar edhe valutat e tjera kryesore si dollari apo paundi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos