All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Qeveria nuk shfrytëzon rënien e euros për të shlyer borxhin e jashtëm, po merr më shumë hua

Nga A2 CNN
7 Gusht 2023, 16:14 | Ekonomi
All - Paragraf - 1

Qeveria nuk po e shfrytëzon rënien e euros për të shlyer borxhin e jashtëm... përkundrazi po e zgjeron atë. Të dhënat nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë tregojnë se nga 5.65 miliardë euro fundvitin e shkuar, detyrimet e marra në institucionet financiare ndërkombëtare u rritën në më shumë se 6 miliardë euro në fund të qershorit.

“Duket paradoksale pasi nënçmimi i euros do duhej të kishte ndikuar te borxhi publik. Gjithashtu, duhet që qeveria të mos fokusohet vetëm te borxhi i jashtë në euro, por edhe tek ai i brendshëm.”

All - Paragraf - 3

Romina Radonshiqi, eksperte e ekonomisë

Në një kohë që valuta europiane e cila përbën rreth 72 për qind të borxhit të jashtëm është zhvlerësuar me gati 7 për qind në raport me lekun, huatë e reja të marra nga qeverisë e kanë rritur borxhin publik të vendit në nivelin e 64.78 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

 “Ne këtu kemi dy probleme. Keqmenaxhimin nga njëra anë dhe orientimin e gabuar të politikave të marrjes së borxhit nga tjetra.”

All - Paragraf - 6

Qeveria është zotuar ta ulë në nivelin e 65 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto borxhin publik në afatmesëm. Po për ekspertë të fushës, duket i vështirë për t’u arritur, veçanërisht bazuar tek ecuria e deritanishme.

“Duket e vështirë për t’u arrirë. Kjo edhe si pasojë e pasigurive që ofron kursi i këmbimit euro/lek.”

Ministria e Financave dhe Ekonomisë, veç borxhit të jashtëm ka planifikuar të marrë edhe rreth 380.5 miliardë lekë të tjera hua brenda vendit.

All - Paragraf - 9

Kjo shumë synohet të mblidhet kryesisht nëpërmjet ankandeve të titujve qeveritare, bono thesari dhe obligacione. (A2 Televizion)


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos