
Taksitë do të rinisin shërbimet duke filluar nga data 27 prill. Në një njoftim zyrtar, Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor deklaron se lëvizja e taksive do të lejohet vetëm brenda qytetit, duke respektuar masat dhe protokollet e sigurisë.
Në taksi do të lejohet vetëm një klient, i cili duhet të ulet mbrapa dhe diagonalisht me shoferin e mjetit.
Ndërsa do të bëhet përjashtim vetëm për rastet nga e njëjta familje dhe të shoqërimit me të mitur, apo persona me aftësi të kufizuara.
Shoferët dhe pasagjerët duhet të jenë të pajisur me maska, doreza dhe dezinfektantë, ndërsa rekomandohet mbajtja e xhamave të dritareve hapur. (A2 Televizion)