Talebanët mësyjnë Kabulin, nisin evakuimet

Nga A2 CNN
15 Gusht 2021, 09:52 | Bota
Talebanët mësyjnë Kabulin, nisin evakuimet

Talebanët kanë hyrë të dielën në Kabul, kryeqytetin e Afganistanit, i fundit që kishte mbetur po u kontrolluar nga kryengritësit.

Sipas zyrtarëve, forcat talebane mësynë nga të gjitha anët, me të shtëna që dëgjoheshin në pika të ndryshme të qytetit. Duke detyruar edhe presidentin afgan Ashfraf Gani të evakuohej në ambasadën amerikane.

Talebanët kërkojnë të marrin kontrollin pa gjakderdhje, ashtu si Xhalabadi këtë mëngjes, edhe pse nuk është lajmëruar ende një armëpushim. Burime thonë për Reuters se midis palëve po kryhen bisedimet për të caktuar largimin nga pushteti dhe emërimin e një qeverie të re tranzitore.

Ndërkohë, zyrtarët amerikanë deklaruan se ka nisur evakuimi i stafit diplomatik dhe trupave të t tjera, teksa kontrolli i plotë i qytetit nga grupi militant islamik shihet si çështje orësh. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/08/15/strehimi-i-afganeve-rama-shba-na-ka-kerkuar-te-sherbejme-si-vend-tranzit-nuk-do-te-themi-jo/

A2 CNN Livestream

Latest Videos