Talenti shqiptar debuton me Fiorentinën

Nga A2 CNN
17 Korrik 2019, 14:06 | Futboll
Talenti shqiptar debuton me Fiorentinën

Është vetëm 19 vjeç, por ka një të ardhme të ndritur.

Pas fitimit të Kupës së Italisë si kapiten me grupmoshën e tij, për Erald Laktin erdhi edhe debutimi me ekipin e parë të Fiorentinës.

Mesfushori shqiptar u aktivizua në 20 minutat e fundit të ndeshjes ku “vjollcët” fituan 2 me 1 ndaj meksikanëve të Çivas Guadalaharës, në turneun International Champions Cup, i cili po zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky aktivitet është një rast i mirë për lojtarin kuqezi që të bindë trajnerin Montela për të qenë pjesë e Fiorentinës gjatë sezonit të ri në Serinë A italiane. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos