
Një formë e re dhe mjaft e veçantë proteste është regjistruar nga kamerat në Kili, ku prej disa javësh njerëz të shumtë dalin në sheshe dhe përplasen me forcat e qeverisë.
Një çift kanë zgjedhur të kërcejnë tango në mes të sheshit ku mbahet protesta, të pa shqetësuar nga sirenat e policisë, gazi lotsjellës, djegia e gomave dhe dhuna që regjistrohet kudo përreth tyre.
Mijëra njerëz prej ditësh protestojnë në Kili kundër qeverisë, për kostot e larta të jetesës dhe pabarazinë. (A2 Televizion)