India festoi 74-vjetorin e Ditës së Republikës me një paradë shumëngjyrëshe që shfaqi fuqinë ushtarake dhe diversitetin kulturor.
Festa shënon përvjetorin e miratimit zyrtar të kushtetutës së Indisë, e cila e bëri atë një republikë sovrane.














Ngjarja kryesore e kësaj dite ishte parada, e cila u mbajt në kryeqytet dhe u transmetua drejtpërdrejt në të gjitha televizionet e vendin.
Çdo vit, autoritetet ftojnë një personalitet të huaj si mysafirin kryesor në paradë dhe këtë vit, presidenti i Egjiptit Abdul Fattah al-Sisi ishte i ftuari i nderit.
Qindra njerëz u përballën me të ftohtin e janarit për të parë nga afër tanket dhe avionët që “pushtuan” qiellin dhe tokën. (A2 Televizion)