
Regjisori Quentin Tarantino refuzon të tregojë vdekjen e kafshëve në filmat e tij. Gjatë një leksioni në Festivalin e Filmit në Kanë, regjisori i njohur ka shpjeguar arsyet pse kjo është bërë vija e tij e kuqe.
“Më duket e bezdisshme të vrasësh kafshë në filma. Është një barrierë që nuk mund ta kaloj”, tha regjisori i famshëm.
“Një kafshe, një qeni, një lame, një mize apo një miu nuk i intereson filmi që po bën ti. Unë do të vrisja një milion minj, por nuk dua t’i vras në film ose të shikoj se si vriten. Nuk paguaj për të parë vdekjet reale”, shtoi Tarantino. (A2 Televizion)