Tare: Jam shokuar, gati që të ndihmoj vendin tim

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2019, 13:02 | Aktualitet
Tare: Jam shokuar, gati që të ndihmoj vendin tim

Tërmeti i fuqishëm që goditi vendin tonë në orët e para të mëngjesit po ndiqet me shqetësim edhe nga drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare.

“Është një tragjedi që më ka shokuar mua dhe familjen time. Duket se bilanci i viktimave do të rritet, por unë shpresoj me gjithë zemër të kundërtën”, deklaroi për Adnkronos ish-sulmuesi i Kombëtares.

Tare ka premtuar edhe ndihma për atdheun e tij: “Do të bëj të pamundurën për të ndihmuar popullin tim”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/11/26/konfirmohen-10-persona-te-vdekur-nga-termeti-mbi-600-te-lenduar-shume-te-bllokuar-nen-rrenoja/

A2 CNN Livestream

Latest Videos