Tase: Diskursi i kryeministrit te suksesi i qeverisë e i PS, jo tek i kandidatëve

Nga A2 CNN
24 Prill 2023, 20:53 | Politikë
Tase: Diskursi i kryeministrit te suksesi i qeverisë e i PS, jo tek i

Erjon Tase, Drejtori i Akademisë së Studimeve Politike, i ftuar në “Debat” nga Alba Alishani foli mbi ndryshimet apo risitë e kësaj fushate nga ato të kaluara.

Sipas Tases, edhe këtë herë jemi përballë fushatave të zgjedhjeve parlamentare ku Kryeministri bën kalendarin 1-mujor të takimeve dhe udhëtimeve nëpër rrethe, në çdo qytet, duke u fokusuar më shumë te sukseset e qeverisë dhe jo te ajo se çfarë kandidatët do të ofrojnë apo do të bëjnë më mirë nëse zgjidhen në krye të kësaj apo asaj bashkie.

Z. Tase a ka konture të ndryshuara, apo nuk ka ndryshime nga fushatat e kaluara?

Për fat të keq jemi përsëri përballë fushatave të zgjedhjeve parlamentare ku Kryeministri bën kalendarin, zhvillon kalendarin 1-mujor të udhëtimeve në çdo qytet, përkrah kandidatëve që ai vetë më shumë e ka diskursin te suksesi i qeverisë, te premtimet e Partisë Socialiste më shumë se sa i kandidatëve dhe mesa duket as kjo fushatë nuk do ndryshojë. Kandidatët kanë qenë më shumë një kontur në takimet e kryeministrit nëpër qytete.

Për fat të keq ne nuk kemi një bilanc të katër viteve, çfarë është bërë nga premtimet e vitit 2019, sa janë mbajtur ato dhe secili kandidat të afishojë në takime, në media sociale, sukseset e tij dhe jo të flasim për premtime se çfarë do të bëjë partia në këto zgjedhje.

Vijmë nga zgjedhje pa kandidatë nga opozita dhe kemi kandidatë që po shiten që dikush është provuar, s’kemi pse i ndryshojmë, i kemi provuar,. Por nga këta a nuk do dalë ndonjë të thotë që një gjë nuk e bëra mirë dhe do ta bëj më mirë në katër vitet e ardhshme.

Nuk është asnjëherë keq që të kemi kandidatura të paprovuara, që mund të rezultojnë më mirë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos