Taylor Swift është fituesja e çmimit “Artisti Ndërkombëtar i Vitit 2022” nga organizata ndërkombëtare që përfaqëson industrinë e muzikës së regjistruar në botë (IFPI). Kjo është hera e tretë që ajo kryeson në historinë e këtij çmimi.
Publikimi i albumit të saj të fundit "Midnights" në tetor të vitit 2022 e riktheu atë në krye të renditjes.
Fituesja e çmimit zgjidhet sipas performancës globale në të gjitha format digjitale dhe fizike të muzikës, gjatë vitit të kaluar.
“Taylor është një yll me të vërtetë i mrekullueshëm ndërkombëtar që vazhdon të rritet dhe të evoluojë si artiste, duke pasur gjithashtu një marrëdhënie tepër të fortë me fansat e saj në mbarë botën”, tha CEO i IFPI, Frances Moore.
Ky vit shënon vitin e dhjetë që IFPI e jep këtë çmim, ku këngëtarja është artistja e parë dhe e vetme që kryeson tre herë listën pasi fitoi në 2014 dhe 2019.








10 artistët më të mirë të regjistrimeve globale 2022:
1) Taylor Swift
2) BTS
3) Drake
4) Bad Bunny
5) The Weeknd
6) SEVENTEEN
7) Stray Kids
8) Harry Styles
9) Jay Chou
10) Ed Sheeran (A2 Televizion)