“Ma rrëmbeu zemrën me një çantë 300 mijë euro”, Wanda Nara flet për Icardin: U dashurua teksa po bëja makarona me gjalpë

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2023, 11:31 | Showbiz

Konfliktet dhe akuzat e tyre për tradhti pushtuan mediat rozë në të gjithë botën, por tashmë Ëanda Nara është sërish në krahët e futbollistit Mauro Icardi, pjesë e Galatasaray-t në Turqi.

Në një intervistë të fundit për mediat italiane, modelja ka rrëfyer gjithçka për marrëdhënien me ish-sulmuesin e Interit dhe jo vetëm.

“Mauro më rifitoi duke më dhuruar një çantë 300 mijë euro. Ai është burri im. Shpresojmë të jemi bashkë për gjithë jetën. Ai ra në dashuri me mua jo në një lokal nate, por kur po bëja makarona me gjalpë dhe isha me pizhame. Aktualisht jemi shumë të lumtur në Turqi. Jemi mirë në Stamboll”.

Më tej, ajo foli edhe për lajmet e përhapur se ka pasur në të shkuarën një lidhje me Maradonën. “Historia me Maradonën nuk është e vërtetë. Unë kurrë nuk kam shkuar me të. Kemi pasur vetëm miq të përbashkët. E kuptova se ajo gjë më bëri të famshme. Nuk e kam takuar kurrë Brozovicin. Ne thjesht jetonim në të njëjtin apartament me të”, tha modelja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos