Të bllokuara në shkelje të ligjit, SPAK kthen pas 29 pasuri të sekuestruara nga OFL-ja

Nga A2 CNN
7 Mars 2020, 17:04 | Kronikë
Të bllokuara në shkelje të ligjit, SPAK kthen pas 29 pasuri

Struktura e Posaçme Antikorrupsion i ka rikthyer Policisë së Shtetit kërkesat për sekuestrimin e 29 prej 101 pasurive në total të bllokuara me emergjencë nga operacioni Forca e Ligjit.

Sipas SPAK, sekuestrimi i tyre ishte kryer në kundërshtim me kërkesat e Aktit Normativ anti-KÇK. Struktura e Posaçme bëri me dije zyrtarisht, se deri në 6 mars, ka marrë nga Policia e Shtetit për vlerësim 62 raste sekuestrosh për dhjetëra automjete dhe pasuri të patundshme.

27 nga këto kërkesa janë vlerësuar të ligjshme dhe i janë përcjellë Gjykatës së Posaçme për sekuestro. Ndërkohë, SPAK është duke vlerësuar 35 kërkesa të reja të referuara nga policia.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos