
Një dozë e tretë e vaksinës së Pfizer dhe Biontech rrit fuqishëm mbrojtjen kundër variantit Delta, përtej imunitetit që mundësojnë dy dozat standarde.
Këtë e sugjerojnë të dhënat e reja të publikuara nga kompania Pfizer të mërkurën. Të dhënat e postuara online sugjerojnë se nivelet e antitrupave që mund të shënjestrojnë variantin Delta, u pesëfishuan te personat nga mosha 18-55 vjeç, të cilët morën një dozë të 3-të të vaksinës.
Në grupmoshën 65 deri në 85 vjeç, u vërejt se nivelet e antitrupave që duhet të mbrojnë nga varianti Delta 11-fishohen, krahasuar me dozën e dytë.
Dr. MikaelDolsten, i cili kryesoi studimin mbarëbotërore, i cilësoi të dhënat si inkurajuese dhe tha se marrja e një doze të 3-të më shumë se 6 muaj pas vaksinimit, përforcon në mënyrë të konsiderueshme mbrojtjen. (A2 Televizion)