Të dielën zhvillohet “Tiranathlon”, ja si ndryshon qarkullimi i mjeteve në disa rrugë në Tiranë

Nga A2 CNN
26 Maj 2023, 13:42 | Sporte të tjera
Të dielën zhvillohet “Tiranathlon”, ja si ndryshon

Për të tretin vit radhazi, ‘Tiranathlon’ rikthehet këtë të diel. Ky event sportiv bashkon tre disiplinat më të njohura dhe të praktikuara në një garë të vetme: not, çiklizëm dhe vrap.

Me qëllim, mbarëvajtjen dhe organizimin e aktivitetit sportiv "Tiranathlon" në Parkun Helen pranë Liqenit të Farkës, do të pezullohet qarkullimi në disa rrugë të Tiranës nga ora 08:00 deri në orën 12:00.

Me anë të një njoftimi, Bashkia ka dhënë me detaje se si do të devijohet trafiku.

1. Ndalimin e qarkullimit të automjeteve në kuadër të mbarëvajtjes dhe organizimit të aktivitetit sportiv "Tiranathlon", në parkun Helen pranë Liqenit të Farkës, ditën e Diel, datë 28.05.2023, nga ora 08:00 deri në orën 12:00, sipas segmenteve rrugore si më poshtë:

- Rruga e "Tuneleve", (duke filluar nga kryqëzimi rruga "Tuneleve" me rrugën "Daxhit" deri te kryqëzimi rruga "Tuneleve" me rrugën "Panorama e Liqenit),

- Rruga "Daxhit", (duke filluar nga kryqëzimi rruga "Daxhit" me rrugën "Shaqir Palushi", deri tek kryqëzimi rruga "Daxhit" me rrugën e "Vrapëve"),

- Rruga "Diga e Liqenit",(duke filluar nga kryqëzimi rruga "Panorama e Liqenit" me rrugën "Diga e Liqenit", deri tek kryqëzimi rruga "Daxhit" me rrugën "Diga e Liqenit"),

- Rruga "Panorama e Liqenit", (duke filluar nga kryqëzimi rruga "Tuneleve" me rrugën "Panorama e Liqenit", deri tek kryqëzimi rruga "Panorama e Liqenit" me rrugën "Diga e Liqenit").

- Rruga interurbane kryesore (TEG - Ura Shkozë)

- Blv Zhan D'Ark, Blv Gjergj Fishta, Blv Bajram Curri (segmenti nga ura Shkozë - pallati me shigjeta).

2. Itinerari i lëvizjes së mjeteve të linjave urbane do të devijohet si më poshtë:

a. Linja Nr. 1/A "Selitë - Kristal - Qendër - Stacioni i Trenit - Allias" dhe 1/B "Kodra e Diellit 2 - Kristal - Qendër - Stacioni i Trenit - Allias" devijon në njërin drejtim në "sheshin ËiIIson" tjetri në qendër.

b. Linja Nr. 2 "TEG - Sauk i Vjetër - Kopshti Zoologjik - Ish Stacioni i Trenit" devijon te sheshi "Ëillson".

c. Nr. 5 /A "Ish Kombinati i Autotraktorëve - Qendër' pezullohet përkohësisht.

d. Nr. 8 "Ish Stacioni i Trenit - Qendër - Sauk i Ri/ Sauk i Vjetër/ Sanatorium - TEG devijon te rrethrotullimi "Ekonomikut".

e. Linja Nr. 9 "Qyteti Studenti - Jordan Misja" devijon në qendër.

f. Linja Nr. 10/A "Materniteti i Ri - Qendër - Ish Fusha e Aviacionit" pezullohet përkohësisht.

g. Linja Nr. 13 "Tirana e Re" devijon te rrethrrotullimi i "Fabrikës së bukës" dhe ne qendër.

h. Linja Nr. 14 "Unaza" pezullohet përkohësisht.

i. Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në të gjithë itineraret e mësipërm. (A2 Televizion)

Njoftimi i Bashkisë së Tiranës

A2 CNN Livestream

Latest Videos