Turi i Shqipërisë, moti i keq ndërpret etapën e katërt

Nga A2 CNN
26 Maj 2023, 08:24 | Sporte të tjera
Turi i Shqipërisë, moti i keq ndërpret etapën e katërt

Etapa e 4-t e Rrethit të 80-të Çiklistik të Shqipërisë, Vlorë-Mbrostar-Përmet, 185 km e gjatë, nuk ka mundur të përfundojë.

Stuhia e dendur e shiut, e breshërit, por edhe rrufetë e shumta shkaktuan ndërprerjen e garës në Memaliaj.

Çiklistët lanë biçikletat dhe gjetën strehim nëpër makinat e skuadrave, të komisarëve dhe stafit shoqërues.

Kryekomisari izraelit vendosi më pas ndërprerjen zyrtarisht të garës pas afro 130 km, për shkak të kushteve të skajshme të motit.

Etapa e katërt shpallet e pavlefshme dhe mbetet në fuqi renditja e etapës së tretë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/05/25/turi-i-shqiperise-etapa-e-trete-fitohet-nga-ciklisti-serb/

A2 CNN Livestream

Latest Videos