Egjipti ka ende shumë mistere për t’u zbuluar. Disa prej tyre, ishin të fshehur prej 2500 vitesh në një pus të thellë 12 metra, nga i cili krejt rastësisht dolën të paprekura 13 mumie.
Zbulimi përshkruhet nga autoritetet egjiptiane si i rëndësishëm, për shkak të nivelit të ruajtjes, ku sarkofagët ende mbajnë ngjyrat dhe pikturat origjinale.
Arkeologët sapo kanë zbuluar 13 mumie të paprekura në Egjipt Mumiet ndodheshin në një pus prej rreth 2500 vitesh Nga zbulimi Detajet janë ende të dukshme Arkeologët shpresojnë të kryejnë zbulime të tjera po në atë zonë, Saqqara Në Saqqara ndodhet edhe ajo që cilësohet si piramida më e vjetër në botë, e ndërtuar 4600 vjet më parë
Zbulimi ka ndodhur në Saqqara, një nga sitet arkeologjike më të rëndësishme të vendit, rreth 20 kilometra nga Kairo, ku ndodhet edhe piramida me shkallë, që mendohet të jetë ajo më e lashta në botë.
Një lajm i mirë për vendin afrikan, që sapo ka hapur sërish muzetë dhe sitet e saj të njohura kudo në botë, pas pauzës së detyruar nga masat kundër koronavirusit. (A2 Televizion)