All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Të harruar në skamje, vuajnë për ushqim në një banesë të rrënuar

Nga A2 CNN
9 Mars 2023, 13:48 | Sociale
Të harruar në skamje, vuajnë për ushqim në një
All - Paragraf - 1

Duket si hyrja në haurin e bagëtive, por në fakt është banesa e familjes Metolli në fshatin Dobranjtë, bashkinë e Devollit.

Çifti i bashkëshortëve, së bashku me dy fëmijët minoren, janë të detyruar të strehohen në një banesë të dëmtuar nga tërmeti që në vitin 2019. Premtimet e bashkisë të paktën për ta bërë sadopak të banueshme këtë banesë, nuk u mbajtën.

All - Paragraf - 3

Ashtu sikurse edhe punimet për t’i riparuar tualetin, mbetën në mes. Kryefamiljarin nuk e gjetëm në banesë pasi del çdo ditë me shpresë për të kapur ndonjë punë që të ushqejë fëmijët.

Edhe pse më pakicë, dreka e radhës ishte siguruar disi, një kofshë pule dhe disa patate të skuqura për katër persona.

Sakaq, e zonja e shtëpisë tregon se mes premtimeve dhe realitetit gjendja e tyre ka mbetur e pandryshuar dhe në luftë të përditshme për të siguruar jetesën, nëse streha që kanë mbi krye do të vijojë t’i mbrojë.

All - Paragraf - 6

Të paktën, bashkia mund t’u kishte riparuar banesën, që të paktën të mos rrinë me frikën se do t’i zërë brenda. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos