Një restorant në Queensland, Australi, po sfidon klientët e tij të “uritur” me një “hot dog” gjigant, 70 centimetra i gjatë, i cili peshon 3 kilogramë. Ai kushton 50 dollarë, por nëse e konsumoni për 30 minuta ju do të merrni paratë tuaja mbrapsht.
Klientët të cilët përfundojnë “hot dog”-un në kohë dhe dy racione patate të skuqura, do të marrin gjithashtu një bluzë, një kupon 50 dollarë nga restoranti, ndërsa fotoja e tyre do të vendoset në murin e restorantit.
Menjëherë sapo restoranti publikoi sfidën në rrjetet sociale, klientët menjëherë vërshuan në komente duke etiketuar miqtë e tyre të “uritur”.
“Një kilogram mbase, tre kilogramë është më shumë se qesharake”, shkroi dikush. “Ne njohim dikë që mund ta ‘shkatërrojë’ atë pa asnjë problem”, shkroi një tjetër.
Një ofertë e shijshme dhe sfiduese, por mund të kushtojë 50 euro. Gjithsesi, restoranti me siguri e arriti qëllimin e tij të afrojë më shumë klientë. (A2 Televizion)