
Bilanci italian i pandemisë flet për një rritje të lehtë të infektuarve, që nga 13844 shkojnë në 16232, ndërkohë që viktimat mbeten në të njëjtin nivel, me 360 në 24 orët e fundit.
Mbeten ende mbi 22 mijë persona të shtruara në spitalet italiane, 3mijë prej tyre në terapi intensive, ndërkohë që në rritje nga dje duket edhe niveli i pozitivitetit, me 4.4%.
Lombardia mbetet rajoni më i goditur, i ndjekur nga Veneto, Kampania dhe Emilja Romanja.
Nga e hëna në vendin fqinj hapin restorantet dhe baret në hapësirat e jashtme, ndërkohë që hapen edhe pishinat, ekspozitat, muzetë kinematë dhe teatrot.
Për qendrat tregtare duhet të pritet për 15 majin, dhe palestrat nga 1 qershori. (A2 Televizion)