Në javën e pestë të karantinimit, kur gjithçka në qytete është e fjetur e në vend numëro, janë disa kategori ofrimi shërbimesh që nuk mund të flenë, disa shërbejnë, disa monitorojnë e disa kanë detyra e përgjegjësi të rritura, në tentativë të përmirësimit të cilësisë së jetës, edhe në kushte të pazakonshme si këto. Mjekët, infermierët, policët, ushtria, shitësit e supermarketeve, farmacitë e gazetarët. Por, ka dhe një strukturë rregullatore që do të duhet të menaxhojë rutinën e secilës kategori. Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anisa Ruseti, ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë me studion e “Ditari” në A2 për të treguar se si po menaxhohet situata në kryeqytet. (A2 Televizion)
Të izoluar nga koronavirusi, shërbimet që ofrohen nga Bashkia e Tiranës
