“Të lutem mos më ha!”, fotot më të bukura të botës së kafshëve

Nga A2 CNN
16 Tetor 2019, 16:07 | Fotolajme

Fotografia e një marmote të ngrirë nga frika pasi po sulmohet nga një dhelpër ka fituar çmimin si Foto më e mirë e vitit nga bota e egër, që jepet çdo vit nga Muzeu i Historisë Natyrore në Londër. E realizuar në Kinë, foto është sa dramatike edhe aq komike. E quajtur “Momenti”, ajo është bërë në Tibet dhe për të kapur vendin e parë ka mundur konkurrencën e 48 000 fotografive të tjera nga 100 vende të botës.

Përveç fotos fituese, kishte edhe disa fotografi të tjera nga bota e kafshëve, të cilat fituan çmime speciale në kategori të ndryshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos