Të maskuar dhe me armë lodër, 9 persona rrëmbejnë dhëndrin në Itali, por festa e beqarisë përfundon në komisariat!

Nga A2 CNN
25 Qershor 2023, 22:39 | Bota
Të maskuar dhe me armë lodër, 9 persona rrëmbejnë

Një ngjarje sa qesharake dhe e frikshme për ata që e kanë përjetuar nga afër ka ndodhur në Torino të Italisë. 9 shokë ishin bërë bashkë dhe organizuan në mënyrë speciale festën e beqarisë së mikut të tyre, por në fund e “festuan” në komisariat.

Mediat italiane raportojnë se banda e miqve, të maskuar dhe me armë lodër, por shumë të ngjashme me ato reale, mësynë banesën e dhëndrit. Me maska dhe armë lodër, ata lidhën me forcë dhëndrin, i mbyllën gojën dhe e futën në një furgon. E gjithë skena krijoi panik te fqinjët, madje një i moshuar përfundoi në spital.

Shumë banorë telefonuan policinë, e cila nuk e pati të vështirë të ndalonte grupin e rrëmbimit që nuk bëri rezistencë. Edhe pse policët kuptuan shpejt skenarin, sërish ata shoqëruan në rajon shokët, të cilët akuzohen për prishje të qetësisë publike. Personat e akuzuar janë të moshës nga 23 deri në 31 vjeç. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos