Të mbijetuarit e Holokaustit, rikthim në ditët e errëta për të mos harruar

Nga A2 CNN
27 Janar 2023, 16:23 | Bota
Të mbijetuarit e Holokaustit, rikthim në ditët e errëta

Menachem Haberman, i mbijetuar 95-vjeçar i Aushvicit, nuk mund t’i mbante lotët teksa uli pajisjen, që i mundësoi një tur virtual në kampin famëkeq të vdekjes. I rrethuar nga fëmijët e tij, Haberman, ndoqi ekranizimin VR të “triumfit të shpirtit, 360 gradë” një dokumentar i realitetit virtual që u mundëson përdoruesve eksperiencën e të vizituarit të ish-kampit nazist pa qenë në nevoja e ndërmarrjes së udhëtimit në Poloni.

Inciativa u realizua me rastin e ditës përkujtimore të Holokaustit. Ai dhe të dënuar të tjerë u dërguan në kampin e përqendrimit të Buchenwald i çliruar në vitin 1945 nga ushtria amerikane. Kur u lirua ishte me turbekuloz dhe peshonte 34 kilogramë. Turi virtual i ktheu në kujtesë ditët e errëta.

“Më bëri të ndihem shumë keq. Shumë gjëra erdhën sërish në kokën time. M'u kujtua teksa ecnim nëpër Aushvic dhe se si ata bënin zgjedhjet, dhe si i dërgonin njerëzit në dhomat e gazit”.

Ehudith Bracha Serchook i shpëtoi paq vdekjes, kur familja e saj u arratis për t’i shpëtuar forcave naziste që mësynë qytetin-port të Odesës në 1941-shi, duke shpëtuar vetëm falë sandales së humbur që e bëri të humbiste vendin në një anije pasagjerësh, pak para se ajo të bombardohej. Një jetë më vonë, 86-vjeçarja Serchook ritregon historinë përmes një pajisje të inteligjencës artificiale që do të trashëgojë traumën e saj për gjeneratat e ardhshme.

19 izraelitë kanë përdorur deri me tani softwarin Midjourney për të regjistruar kujtimet e tyre të Holokaustit.

“Ne po nxitonim për ta kapur anijen e fundit qe po largohej nga Odesa, me shumë fëmijë e të moshuar në bord. Por rrugës humba sandalen dhe u kthyem për ta gjetur. Kjo gjë na shpëtoi jetën pasi anija u bombardua nga fashistët”, tha e mbijetuara Serchook. 

Iya Rudzitskaya, një hebreje ukrainase 92-vjeçare është larguar nga Kievi dy herë. Fillimisht në 1941-shin kur ishte vetëm 10 vjeç dhe bombat gjermane nisin të binin mbi republikën socialiste sovjetike të Ukrainës. Hera e dytë, ishte kur Rusia sulmoi vendin e saj, më 24 shkurt. Nuk e mendoja kurrë se kjo mund të ndodhte. Më parë, gjermanët ishin armiku, kurse tani janë rusët. Nuk i kuptoj veprimet  e tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos