"Të mprehin sfurqet", Yuri Kim dënon ashpër deklaratën e Metës; Reagimi i Presidentit: I them ambasadores që të mos e mbështesë më Edi Ramën

Nga A2 CNN
23 Prill 2021, 22:01 | Politikë
"Të mprehin sfurqet", Yuri Kim dënon ashpër

Ambasadorja amerikane Yuri Kim e ka cilësuar të "papranueshme" deklaratën e Presidentit Ilir Meta, i cili para dy ditësh ftoi qytetarët që të mprehin sfurqet dhe sëpatat në mbrojtje të votës.

"E papranueshme për këdo që të kërcënojë se qytetarët do të marrin sfurqet në 25 Prill nëse nuk pëlqejnë rezultatin e zgjedhjeve. Këto kërcënime duhen dënuar. Ata që nxisin dhunë do të mbajnë përgjegjësi për fjalët dhe veprimet e tyre. Mjaft më", shkruan Yuri Kim në Twitter.

Menjëherë reagoi edhe Presidenti Ilir Meta, i ftuar në "Syri TV".

"Meqë më dërgoi "live" sms, i them Ambasadores Amerikane mos e mbështet më Edi Ramën. Meqë jam transparent, po ju them edhe një fakt që Ambasadorja Amerikane më ka kërkuar mua si President, një ditë para mbledhjes së KED-së, që të pranoj unë Adrian Dvoranin. Këtë ajo e kërkoi jo në emër të Amerikës, po në emër të Edi Ramës".

"E përqafoj ambasadoren amerikane dhe i them boll ndërhyre në punët e brendshme të Shqipërisë në këtë mënyrë të njëanshme. Deklarata e Yuri Kim është një turp dhe e ftoj ambasadoren të vijë tani "live" në studio, bashkë me Edi Ramën, të ballafaqohemi para shqiptarëve", shtoi Meta. (A2 Televizion)

https://a2news.com/video/mbrojtja-e-votave-meta-te-mprehim-sfurqet-dhe-sepatat-rama-te-gjeje-vrime-e-te-futet/

A2 CNN Livestream

Latest Videos