Të paktën 25 viktima, autobusi bie në humnerë

Nga A2 CNN
5 Tetor 2022, 08:21 | Bota
Të paktën 25 viktima, autobusi bie në humnerë

Të paktën 25 persona humbën jetën pasi autobusi me të cilin udhëtonin, doli nga rruga dhe ra nga një lartësi e madhe në shtetin e Uttarakhand në veri të Indisë.

Zyrtarët thonë se në momentin e aksidentit në autobus udhëtonin të paktën 40 persona, 21 prej të cilëve janë shpëtuar pas një operacioni gjatë natës të udhëhequr nga forcat e emergjencave civile.

Për ngjarjen e rëndë reagoi dhe kryeministri Narendra Modi i cili tha se mendimet e tij janë me familjet e viktimave.

Autobusi po transportonte dasmorë nga Laldhang në fshatin Bironkhal në Uttarakhand kur ndodhi aksidenti.

Shkaku i përplasjes nuk dihet menjëherë, por autoritetet shtetërore thanë se po hetonin incidentin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos