








Shumë prej rezervistëve që u thirrën nga Rusia në kuadër të atij që presidenti Putin e cilësoi si “mobilizim i pjesshëm” me shumë mundësi janë duke u detyruar që t’i blenë vetë pajisjet mbrojtëse të trupit. Kjo sipas të dhënave të Ministrisë britanike të Mbrojtjes.
Në një njoftim për shtyp të bërë mëngjesin e së shtunës, Ministria britanike e Mbrojtjes bëri të ditur se jelekë modernë 6B45, janë duke u shitur online për 40 000 rubla (rreth 600 $), nga 12 000 rubla (rreth 190 $) që shiteshin në prill.
Megjithatë, ministria britanike shton se pajisjet me shumë mundësi janë të një cilësie shumë të ulët sesa ato të përdorura në trupat e tjerë që janë dërguar në Ukrainë.
Ky është një tjetër detaj që i bën ekspertët të mendojnë se trupat e mbledhur nga Putini së fundmi do të jenë shumë pak të përgatitur dhe të trajnuar për luftë në front. Presidenti Putin u shpreh të premten se mobilizimi do të përfundojë në dy javë. (A2 Televizion)