Tragjedi në Turqi, të paktën 14 viktima nga një shpërthim në minierë

Nga A2 CNN
14 Tetor 2022, 22:35 | Bota
Tragjedi në Turqi, të paktën 14 viktima nga një

Të paktën 14 persona kanë humbur jetën ndërsa 28 të tjerë janë lënduar si pasojë e një shpërthimi në një minierë në Turqi, ndërkohë që 50 minatorë të tjerë ndodhen ende të bllokuar nëntokë.

Sipas mediave turke, ngjarja e rëndë është regjistruar në një minierë qymyri në qytetin e Amasras, shumë pranë provincës së Bartin në brigjet e Detit të Zi.

Ministri i Energjisë, Fatih Donmes deklaroi se paraprakisht mendohet që shpërthimi të jetë shkaktuar nga një xhep gazi në të cilin kanë hasur minatorët.

Gjatë momentit të shpërthimit në galeri kanë qenë 110 minatorë, ndërkaq që një operacion kërkim shpëtimi ka nisur me shpejtësi për të mbërritur te personat e bllokuar.

Presidenti Erdogan ka ndërprerë menjëherë pas ngjarjes një vizitë në juglindje të vendit për të shkuar në Amasra dhe ndjekur operacionin e shpëtimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos