Tragjedia në Turqi, rritet ndjeshëm numri i viktimave nga shpërthimi në minierë

Nga A2 CNN
15 Tetor 2022, 08:12 | Bota

Ka shkuar në 40 numri i viktimave, ndërsa me dhjetëra të tjerë vijojnë të jenë ende të bllokuar nën tokë pas shpërthimit në një minierë qymyri në provincën Bartin në veri të Turqisë.

Ministri i Energjisë, Fatih Donmes deklaroi se paraprakisht mendohet që shpërthimi të jetë shkaktuar nga një xhep gazi në të cilin kanë hasur minatorët.

Gjatë momentit të shpërthimit në galeri kanë qenë 110 minatorë, ndërkaq që një operacion kërkim shpëtimi është duke vijuar që prej mbrëmjes së të premtes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos